I jepet lamtumira e fundit atdhetarit Ismajl Vishi, Ali Ahmeti e quan ‘hero të heshtur’
Mes lotësh dhe në prani të qindra pjesëmarrësve, i është dhënë lamtumira e fundit atdhetarit Ismajl Vishi, i cili është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Vishi ka qenë veprimtar i hershëm i LPK-së. Pas përfundimit të ceremonisë mortore me rite fetare, u fol për kontributin e madh në kohëra ilegale.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili e ka quajtur Vishin “hero të heshtur”.
“Kjo tokë, nga duart e bacit Ismail janë pajisur njësitet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka vend të Evropës që ky burrë me plis të bardh pa iu dridh çerpiku ka demonstru e protestu. Nuk ka vend në Zvicër që nuk ka shpërndarë literaturë anti-pushtuesit. Ky burrë ka vepruar i organizuar me shokë në drejtim të çlirimit të vendit, për të jetuar të lirë shqiptarët. Prandaj sot dheut të Kosovës po i japim ‘heroin e heshtur’ sepse sigurisht që pjesa dërrmuese nuk e dinë që Kosova është çliruar edhe në sajë të këtyre ‘heronjve të heshtur’”, ka thënë Ahmeti.