
I jepet lamtumira e fundit babait të heroit Hakif Zejnullahu
06 dhjetor 2021
| 14:49
Të hënën i është dhënë lamtumira e fundit Sabit Zejnullahut, babait të dëshmorit Hakif Zejnullahu.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, e në mesin e tyre edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj.
Djali i të ndjerit, Hakifi është vrarë në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.