I jepet lamtumira e fundit babait të Kadri Veselit

07 korrik 2021 | 20:41

Fazli Veseli u varros sot në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës, pa praninë e djalit të tij Kadri Veselit, i cili është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Në varrimin e të ndjerit përveç familjarëve morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve dhe personaliteteve nga jeta politike.

Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti.

Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të pranishëm në varrim kanë qenë edhe deputetë të PDK-së, të cilët lëshuan sallën e Kuvendit për të qenë të pranishëm në varrimin e babait të ish kryetarit të kësaj partie.

Fazli Veseli ka vdekur sot në moshën 94-vjeçare, derisa që një kohë kishte probleme shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për dënimin…