I jepet lamtumira e fundit boksierit Xhevdet Peci
12 maj 2022
| 17:29
Sot në varrezat e fshatit Zhazhë të Zveçanit i është dhënë lamtumira e fundit boksierit, Xhevdet Peci, ku të pranishëm ishin shumë personalitete nga sporti, kultura dhe politika.
Në ceremoninë e varrimit të Xhevdet Pecit ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ish-kryetari Agim Bahtiri, ministri Bujqësisë, Faton Peci dhe shumë personalitete të njohura.
Xhevdet Peci ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 67-vjeçare.
Ai ishte kampion i shumëfishtë në ish-Jugosllavi.
Sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, janë mbajtur homazhe për ish boksierin, legjenden Xhevdet Peci