I jepet lamtumira e fundit fotoreporterit Alban Bujari

28 shkurt 2025 | 16:19

Në varrezat e Dragodanit në Prishtinë është mbajtur ceremonia e varrimit të fotoreporterit Alban Bujari, i cili ka ndërruar jetë sot (e premte).

Familjarë, miq, kolegë dhe personalitete të ndryshme u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut që përmes objektivit të tij dokumentoi momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Alban Bujari ishte i njohur për punën e tij si fotoreporter gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke sjellë në pah tmerret dhe vuajtjet e popullit shqiptar përmes fotografive të tij.

Kolegu i të ndjerit, fotoreporteri Ridvan Slivova, ka thënë se Albani ka ndërruar jetë, por veprat e tij do të mbesin gjithmonë më histori.

“Ka qenë një lajm jo i mirë, i pa pritur se nuk ka qenë që ka vuajtur nga ndonjë sëmundje, ka qenë një lajm që ka bombarduar. Mua personalisht nuk e kam përjetuar mirë. Duke menduar edhe përpara që kemi bashkëpunuar e punuar edhe gjatë periudhave më të vështira ku shpesh herë na ka ndodhur që të mposhtim frikën përmes njëri tjetrit. Kur kemi qenë afër kemi qenë pak më të sigurt, e sot na mungon pikërisht ndoshta edhe në ditën e masakrës që ka ndodhur, në përvjetorin e masakrës që ai i ka bërë fotografitë. Albani ndoshta ka ndërruar jetë po veprat e Albanit do të mbesin gjithmonë më histori”, ka thënë ai, raporton “Ekonomia Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar Junior është hapur për lëvizjen e tij te Barcelona…