I jepet lamtumira e fundit gjeneralit Imri Ilazi (foto)
“Zemërthyer i dhamë lamtumirën e fundit sot, personalitetit që mishëroi gjatës gjithë jetës së tij, atdhedashurinë, ndershmërinë, intelektualitetin, guximin, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneralit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Zëvendëskomandantit të Zonës Operative të Neredimes, Imri Ilazi”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Në mbledhjen përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij, u evokuan kujtimet me të, veprën e tij lavdiplote që do t’i mbetet brezave si shembull i papërsëritshëm e frymëzim.
“Gjeneral Imri Ilazi, sot në Ditën e Dëshmorëve, si një shenjë e perëndisë, kaloi në amshim, për t’iu bashkuar shokëve e bashkëluftëtarëve dëshmorë, përjetësisht. Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant Ferri! I pavdekshëm, sa të jetë jeta, do të mbetet kujtimi i tij! Ngushëllime familjes Ilazi, familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarëve, miqve e shokëve të të tij!”, ka shkruar Aliu.