I jepet lamtumira e fundit invalidit të luftës, Musë Selmonaj

21 janar 2025 | 16:04

Sot në fshatin Rastavicë i është dhënë lamtumira e fundit invalidit të luftës, Musë Selmonaj.

Figurën e Selmonajt e ka vlerësuar lartë, Daut Haradinaj, ish-komandant i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, njëherit kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Haradinaj ka thënë se Musa ishte njeri i vlerave të mëdha, patriot e burrë i nderës e fjalës.

“I dhamë lamtumirën e fundit invalidit të luftës Musë Selmonaj. Njeri i vlerave të mëdha, patriot e burrë i nderës e fjalës. Të birin e tij, Rifatin e kisha bashkëluftëtar në Brigadën 131. E gjithë familja Selmonaj, kanë dhënë shumë për Kosovën dhe lirinë e saj. Lavdi e respekt!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka  akredituar edhe 15 mijë…