I jepet lamtumira e fundit ish-komandantit të UÇK-së nga Vushtrria, Gani Imerit
21 prill 2024
| 18:33
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i dha lamtumirën e fundit ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Vushtrria, Gani Imerit.
Krasniqi u shpreh se sakrifica, guximi dhe kontributi i Ganiut, do të jetojnë përjetësisht në historinë më të lavdishme të shtetit dhe popullit të Kosovës.
“Pas homazheve dhe Akademisë Përkujtimore në nder të jetë së tij, sot, në Dumnicë të Epërme të Vushtrrisë, i dhamë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të lirisë, ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imerit. Sakrifica, guximi dhe kontributi i Ganiut, do të jetojnë përjetësisht në historinë më të lavdishme të shtetit dhe popullit tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Prehu në paqe, komandant. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”.