I jepet lamtumira e fundit ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Boja
15 shtator 2021
| 17:32
Ish-kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja, sot i është dhënë lamtumira e fundit.
Në ceremoninë e varrimit, e cila është drejtuar nga Myftiu Naim Tërnava, kanë marrë pjesë qindra qytetarë dhe prijës fetarë nga të gjitha viset shqiptare.
Ish-kryetari i BIK-ut ka ndërruar jetë dje në moshën 75 vjeçare.
Gjatë jetës së tij, Boja ka ushtruar funksione fetare dhe publike.
Ai ishte drejtuesit i BIK-ut, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.