I jepet lamtumira e fundit ish-ushtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj
I është dhënë lamtumira e fundit, ish-ushtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj.
Ajo është varrosur në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, ku kanë marrë pjesë një numër i madh i njerëzve.
Fetnete Ramosaj ka ndërruar jetë të premten pas një sëmundje të rëndë.
Fetnete Ramosaj ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit.
Njëkohësisht ka raportuar edhe për Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress”, Radion “Kosova e Lirë”, Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), etj.
Ka bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve “Zëri i Amerikës”, “Deutsche Welle”, “BBC” dhe me shtypin shqiptar të kohës në Kosovë, Shqipëri e diasporë. Fetnete Ramosaj ka shkruar edhe disa libra, vlen të veçohet libri i saj “Krimet serbe në Kosovë”.
/Epoka e re/