I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj (foto)
Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj.
Agroni si i ri ishte i burgosur, ai është vëllau i Nasim Haradinajt dhe djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ismajl Haradinaj.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se Agronit i është dhënë lamtumira edhe në emër të Nasim Haradinajt, i cili po mbahet në Hagë.
“Sot i dhamë lamtumirën e fundit Agronit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot Agronit i tham lamtumirë edhe në emër të Nasimit, i cili ende vazhdon të jetë në burg. Qoftë i paharruar kujtimi për ty!”, ka shkruar Ramosaj.
Postimi i plotë i Ramosajt:
Në errësirë ku nuk shihej dritë, kishte burra e gra që e mbajtën shpresën gjallë për të pasur rreze dielli mbi këtë vend. Përfaqësuesi më tipik i kësaj shprese ishte Ismajl Haradinaj dhe bashkudhëtarët e tij.
Sot nderuam Agronin e bacës Ismajl, i burgosur si 16 vjeçar.
Sot kujtuam e nderuam Agronin, pjesëtarin e familjes më të persekutuar shqiptare.
Sot i dhamë lamtumirën e fundit Agronit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot Agronit i tham lamtumirë edhe në emër të Nasimit, i cili ende vazhdon të jetë në burg.
Qoftë i paharruar kujtimi për ty!
Lavdi!