I jepet lamtumira e fundit Ismail Kadaresë

03 korrik 2024 | 14:43

I është dhënë lamtumira e fundit shkrimtarit të madh të shqiptarëve, Ismail Kadare.

Ai është varrosur në varrezat e Tufinës.

Para varrimit, në Teatrin e Tiranës u bënë homazhe para arkivolit me trupin e tij. Aty kanë marrë pjesë familja, miq e liderë nga Kosova, Shqipëria,  Maqedonia e Veriut, etj.

Kadare ka ndërruar jetë të hënën e 1 korrikut në Tiranë, në moshën 88-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hana Beiqi dhe Adell Saboviq do ta përfaqësojnë notin e…