I jepet lamtumira e fundit mësueses 36-vjeçare nga Peja, Drenusha Zymberaj-Morina (foto)

20 nëntor 2021 | 15:29

Mësueses 36-vjeçare nga Peja, Drenusha Zymberaj-Morina i është dhënë lamtumira e fundit sot në varrezat e fshatit Trestenik të Komunës së Pejës.

Një numër i madh i qytetarëve nga vendet e ndryshme të vendit i kanë dhënë lamtumirën e fundit mësueses Drenusha, e  cila  deri në ditët e fundit të jetës së saj ka dhënë kontribut në edukimin e brezave të rinj në shkollën e “Rilindja” në Trestenik dhe paralelen e ndarë në fshatin Lutogllavë, raporton “Epoka e re”.

Në fjalën e rastit gjatë ceremoninë mortore, arsimtari Sefedin Berisha e ka vlerësuar lartë kontributin e mësueses Drenusha. Ajo ka lindur në fshatin Ruhot më 22 shkurt të vitit 1985 dhe rrjedhë nga një familje patriotike dhe intelektuale. Shkollën fillore e kreu në Trestenik, kurse të mesmen në Shkollën e Mjekësisë në Pejë. Ndërkohë e me sukses të plotë e kreu fakultetin e Edukimit në Gjakovë. Më 1 shtator 2007 është punësuar në shkollën Rilindja. Drenusha pas vetës la burrin dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga…