I jepet lamtumira e fundit mësuesit Demush Zymberi

17 korrik 2022 | 19:36

Mësuesit Demush Zymberi sot i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Ruhot. Qytetarë të shumtë, punëtorë të arsim e ish-nxënës të mësuesit Demush ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën mësuesit, i cili përcolli mbi dyzet gjenerata nxënësish, të cilëve ua mësojë shkronjat e para shqipe. Mësuesi Demush ndërroi jetë sot në moshën 88 vjeçare.

Profesori Xheladin Zymberi në fjalën e rastit e ka vlerësuar lartë figurën e mësuesit Demush Zymberi, duke thënë se Demushi kontribuoi mjaftë shumë në një kohë shumë të vështirë. Mësuesi Demush dhe mësuesit e tjera punuan më përkushtim të madh për mbjelljen e dijës në gjeneratat e reja.

“Mësuesi i hershëm Demush Zymberi lindi në vitin 1934 në fshatin Ruhot të Pejës, shkollimin e vijoi dhe përfundoi në Pejë dhe Gjakovë. Në atë kohë ndihej nevojë e madhe për mësues . Herët e ka filluar punën si mësues  në shkollën fillorë ‘Rilindja’ në Trestenik në vitin 1952. Kur kishte shumë kërkesa për mësues, Demushi transferohet në fshatin Leshan, më pas në Kliqinë dhe Sverkë. Mësuesi Demush kalonte çdo këmbë ditë atyre shtigjeve të maleve më qëllim që ta edukoi brezin e ri atje. Ai e kishte kuptuar më kohë se sistemit arsimor të Kosovës i duheshin përpjekje të vazhdueshme për të gjetur modusin themelor të ndryshimeve. Më tu themeluar shkolla tetë vjeçare në Trestenik kishte kërkesa për mësimdhënës dhe ai rikthehet në këtë shkollë dhe aty gjënë mësuesit kolegë të hershëm të tij, Haxhi Zymberin, Muharrem Zymberin, Idriz Osmanaj,  Rasim Morinën, Nazmi Muhaxherin, Selim Kelmendin e shumë të tjerë. Ky brez i parë mësuesish punonin më nxënës me një entuziazëm të paparë duke mbjellur farën e dijës të gjeneratat e reja. Mësuesi Demush përveç ciklit të ultë mbante mësim edhe në klasat e larta tetë vjeçare të atëhershme, sidomos lëndën e Gjeografisë. Më kalimin e kohës mësuesi Demush rikthehet në programin e ciklit fillorë, punë që e përcolli deri në pensionim. Shumë nxënës, gjeneratash kanë përfituar nga përkushtimi, entuziazmi dhe puna e këtyre mësueseve gjatë procesit mësimorë. Nxënësit e tij dhe kolegëve u bënë më vonë profesorë universitar, mjekë, inxhinierë, prijës fetar, pedagogë, prokurorë, gjykatës, ushtarakë, disa prej tyre ranë edhe dëshmorë. Puna e tyre u bë frytdhënëse, përveç të tjerash ata na edukonin për atdhe, gjuhë e flamur. Kur vdes veterani i arsimit, krenaria dhe dhimbja bashkë ato e mbajnë njëra tjetrën. Lavdi punës dhe veprës së mësuesit Demush Zymberi, lavdi dëshmorëve të kombit”, ka thënë Xheladin Zymberi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po…