I jepet lamtumira e fundit mësuesit dhe luftëtarit të UÇK-së Faik Aliu

02 mars 2025 | 23:40

Një rast i rëndë ka ndodhur në familjen Aliu nga Gadimja e Ulët e komunës së Lipjanit. Familjari i tyre, Faik Aliu, mësues dhe luftëtar, ka ndërruar jetë.

Të ndjerit sot i është dhënë lamtumira e fundit në fshatin e tij.

Në vitin 1998 dhe 99-të kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës bënte luftë aty u rreshtua Aliu, i cili i shërbeu atdheut deri në përfundim të luftës.

Pas mbarimit të luftës ai iu kthye profesionit të tij të dashur mësimdhënies, ku punoi deri në pensionim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa nga fletëvotimet e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit…