I jepet lamtumira e fundit nënës Fatime Xhemaili

24 mars 2025 | 15:29

Të hënën në Ferizaj i është dhënë lamtumira e fundit Fatime Xhemaili, nëna e veprimtarëve të çështjes kombëtare, Bajrush e Emrush Xhemaili.

Në ceremoninë  varrimit të saj kanë marrë pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Sot i dhamë lamtumirën e fundit Nënës Fatime Xhemaili – një gruaje të jashtëzakonshme, një nëne heroinë, e cila gjithë jetën e saj e jetoi me dashuri për atdheun dhe sakrificë për lirinë. Me zemër të pathyeshme dhe shpirt të palodhur, ajo rriti dhe edukoi bijtë dhe bijat e saj – Bajrushin, Mustafën, Emrushin, Qamilin, Mufailin, Nazifen dhe Lumnijen – në frymën e përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, duke u bërë shembull i qëndresës dhe guximit, Amaneti i saj do të mbetet i gjallë në zemrat tona, në rrugën e fëmijëve të saj veprimtarë dhe në kujtesën e përjetshme të popullit tonë. Lavdi jetës dhe veprës së saj!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Andorra, që të dyja synojnë të rikthehen nga…