I jepet lamtumira e fundit nënës së deputetit Bekë Berisha

13 nëntor 2024 | 15:30

I është dhënë lamtumira e fundit nënës së deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me kolegët e partisë.

“I dhamë lamtumirën e fundit nënës së kolegut tonë Bekë Berisha, Xhylie Berisha.

E tërë familja Berisha ishte në ballë të luftës për liri. Shtëpia e familjes Berisha ishte çerdhe për shumë luftëtarë të UÇK-së. E ndjera ishte një grua e urtë, një nënë patriotike e atdhetare e cila tërë jetën ishte e angazhuar për lirinë e Kosovës.  Ngushëllime familjes atdhetare Berisha dhe miqve!  U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bayern Munchen, Herbert Hainer në një intervistë për…