I jepet lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi
30 tetor 2019
| 16:22
Është varrosur me nderime të larta nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Baki Ejupi.
Ceremonia e varrimit është mbajtur në fshatin e tij të lindjes, në Sekiraqë të komunës së Podujevës.
Ejupi ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak në vendin tij të punës.
Baki Ejupi ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.