I jepet lamtumira e fundit pjesëtarit të FSK-së që vdiq të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari
11 nëntor 2024
| 16:55
Është varrosur zyrtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Liman Musliu, që ka vdekur të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari.
“T7” ka raportuar se në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë një përfaqësues i Presidencës.
Musliu është varrosur në fshatin Likoc, afër Shtabit të UÇK-së.