I jepet lamtumira e fundit Sylë Zhitisë, vëllait të heroit Afrim Zhitia
17 maj 2020
| 20:02
Sot, në moshën 58-vjeçare u nda nga jeta njëri nga veprimtarët e çështjes sonë kombëtare, Sylë Zhitia, vëllai i heroit të kombit, Afrim Zhitia.
Familjarë, bashkëveprimtarë e qytetarë, ia dhanë lamtumirën e fundit Sylë Zhitisë, në varrezat e fshatit Llugë të Podujevës.
Sylë Zhitia ndërroi jetë sot në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak, në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.
Ngushëllime familjes Zhitia i kanë shprehur përfaqësuese të institucioneve të vendit, përfaqësues partiakë, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe bashkëveprimtarë të Sylë Zhitisë.
(Q.M / Epoka e re)