![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/dft.jpg)
I jepet lamtumira e fundit Triumf Feratit, vëllait të kryetarit të Istogut
Në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut i është dhënë lamtumira e fundit Triumf Feratit, vëllait të kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Triumfi para dy ditësh u gjet i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.
Në raportin policor bëhet me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri me 11 fishekë dhe një gëzhojë.
“Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.