I jepet lamtumira e fundit veprimtarit Adem Demaçi

28 korrik 2018 | 12:25

Me një ceremoni me nderime të larta shtetërore është varrosur veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Demaçi, një figurë që do të kujtohet nga secili, është varrosur në “Varrezat e Dëshmorëve” në Velani.

Në ceremoninë e varrimit të tij, u panë të pranishëm krerë të lartë shtetëror e mijëra qytetarë të tjerë.

Pas varrimit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, më pas, kryeministri Ramush Haradinaj me ish-kryeministrat Agim Çeku e Bajram Kosumi, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e tij. Pas tyre, kurora lulesh vendosën edhe familjarët.

Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve, i cili vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeta dhe veprimtaria e veprimtarit për çështje kombëtare, Adem Demaçit,…