I jepet lamtumira e fundit veprimtarit Gani Krasniqi

20 dhjetor 2021 | 21:24

Veprimtarit të çështjes kombëtare, Gani (Tahir) Krasniqi i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Leshan të Komunës së Pejës.

Një numër i madh  i qytetarëve ishin të pranishëm në ceremoninë mortore për veprimtarin dhe ish-ushtarin e Ushtrisë, Çlirimtare të Kosovës, Gani Krasniqi.

Një fjalën e rastit është thënë se Ganiu gjithë jetën ia ka kushtuar çlirimit të Kosovës, derisa asnjëherë nuk u dorëzua përballë pushtuesit duke dalë fitimtarë në rrugëtimin e tij për çlirimin e vendit.

“Gani Krasniqi kishte lindur në vitin 1962 në një familje atdhetare dhe patriotike. Ganiu njëri i urtë dhe atdhetar, ishte i dashur e i respektuar nga të gjithë ata që e njohën. Ai gjithë jetën ia kushtoi çlirimit të vendit, ku aktivitetin e tij ndaj pushtuesit serb e filloi shumë herët në kohën e rinisë. Përveç protestave ku gjithmonë ishte në krye të tyre ishte plagosur në vitin 1990, por kjo nuk  ndaloi që të arrinte misionin e tij që Kosova një ditë të jetë e lirë. Gani Krasniqi ishte bashkëpunëtori më i afërt i heroit Tahir Berisha, me të cilin ishte ndarë vetëm pak minuta parëse të shkrepen plumbat që ia morën jetën në vitin 1991, kurse Gania ishte përndjekur për vite me radhe në forcat pushtuese serbe. Aktivitetin e tij për çlirimit e vendit, Gania e vazhdoi edhe në luftën e fundit çlirimtare ku dha një kontribut të madh si organizator e udhëheqës i dërgimit të luftëtarëve të lirisë për tu pajisur më armatim në Shqipëri. Në muajin maj pas rënies së lugut të Leshanit dhe lugut të Drinit, Ganiu me shumë ushtarë e të rinj arrestohen dhe dërgohen në burgjet e Serbisë, ku ishte malltërtuar në masat më çnjerëzore nga pushtuesi që tashme e kishte humbur betejën karshi idealit të Gani Krasniqit she shokëve të tij. Gania pas përfundimit të luftës u lirua nga burgu dhe e vazhdoi të jetë në shërbim të vendlindjes dhe familjes deri në ditën e fundit të jetës së tij”, është thënë në fjalën e rastit për veteranin e UÇK-së, Gani Krasniqi.

Gania pas vetës la gruan Sadinë, djalin Dardanin, vajzat Dafinën dhe Edonën si dhe renë Artën, nipat Oltin dhe Darisin si dhe mbesën Jarën.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhurata ideale e familjes në prag të festave të fundvitit…