I jepet lamtumira e fundit veprimtarit Rrahman Dërmaku
Të mërkurën i është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare të viteve ‘81, Rrahman Dërmakut nga Shipashnica e Kamenicës.
I ndjeri ishte ndër mërgimtarët e parë që u rreshtua në radhët e lëvizjes kombëtare në mërgim në krye me Kadri Zekën dhe Jusuf Gërvallën.
Për shkak të aktiviteteve të tij, ai u ndoq nga pushteti i atëhershëm dhe u arrestua dhe u dënua me 2 vite burgim, duke qëndruar i fortë përballë presioneve.
Edhe pas burgut, i ndjeri nuk pushoi asnjëherë së punuari për çështjen kombëtare.
Dërmaku ndërroi jetë të martën në moshën 70-vjeçare pas një sëmundje të rëndë e cila e mori shumë shpejt.
Telegram ngushëllimi familjes Dërmaku me rastin e humbjes së të ndjerit Rrahmn Dërmaku i kanë dërguar bashkëveprimtaret e tij nga Zvicra.