I jepet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Ukë Rexha
11 shkurt 2023
| 16:14
Me nderime të larta dhe në prani të shumë qytetarëve të malsisë së Gjakovës është varrosur në fshatin e lindjes, në Ponoshec të Gjakovës ish-ushtari i UÇK-së, veterani e ish i burgosuri Ukë Rexha.
I ndjeri ishte përjetues i masakrës së ndodhur në maj të vitit 1999 në burgun e Dubravës ku edhe ishte plagosur.
Ukë Rexha ka vdekur në moshën 95-vjeçare.
Me një fjal rasti të pranishmit në tubimin mortor në emër të banorëve të Ponoshecit i ka përshëndetur Hysni Ademaj, i cili edhe ka vlerësuar lart kontributin e të ndjerit.