“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” – Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
Aktori i njohur shkodran, Julian Deda, ka dhënë një intervistë mbrëmjen e djeshme brenda emisionit “Big Brother VIP Albania”.
Një prej momenteve që ai zgjodhi të komentojë ishte propozimi i martesës që Luiz Ejlli i bëri Kiara Titos, brenda në BBVA.
Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, u bë i njohur për lidhjen e tij me Kiara Titon brenda shtëpisë, lidhje e cila u kurorëzua me një propozim martese.
Jul Deda më pas rrëfeu se Luizi i ka propozuar duke përdorur një tekst të Julit.
“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”– u shpreh Julian Deda në intervistë, duke u shprehur me një dozë krenarie për përdorimin e fjalëve të tij në një moment kaq të rëndësishëm.
Por pas kësaj deklarate nuk ka munguar reagimi i vetë Luiz Ejllit, i cili ka zgjedhur të përgjigjet me një ton ironik.
Këngëtari ka hedhur poshtë pretendimin e Dedës, duke theksuar se autorësia e tekstit i përket një personi tjetër.
“Teksti është i Sander Ruçit po nejse”- ka shkruar Luiz Ejlli në një postim.