I kaloi 39 vjet në koma, italiani nuk e njohu veten në pasqyrë si 63-vjeçar

23 tetor 2024 | 12:59

Viktima e një aksidenti të trafikut është rikuperuar dhe zgjuar nga koma, duke qenë i bindur se akoma janë vitet e 80-ta dhe se ai i ka 24 vjet, duke mos mbajtur në mend asgjë për 39 vitet që i kaloi në koma.

Luciano D’Adamo kujton vetëm momentin kur po largohej nga shtëpia e tij në Romë në mars të vitit 1980, dhe kur befasisht filloi të fryente dhe u errësua.

Kur u zgjua në spital, mbeti i traumatizuar kur mësoi se është viti 2019 dhe se nuk ka as edhe një kujtim nga këto vite që i ka kaluar në koma.

Luciano nuk e njohu as veten në pasqyrë si burrë 63-vjeç, madje edhe gruaja që e vizitoi mendonte se ishte e “huaj”.

Ai besonte se ajo është akoma 19-vjeçe dhe se është e fejuara e tij, e cila u martua me të edhe pse ishte në koma.

Madje po befasohet me telefonat e mençur sistemin e navigimit GPS dhe komplet tërë botën e re moderne. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja kryesore e rrethit të tretë në fazën e Ligës…