I kërkon 200 euro në shkëmbim të kalimit të kufirit
Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në polici se deri sa po udhëtonte me një autobus, në kufirin Hungari-Serbi vozitësi i autobusit i ka kërkuar 200 euro.
Sipas njoftimit të policisë, arsyeja e kërkimit të parave ishte, që shtetasi i Shqipërisë të shpëtoj nga autoritetet serbe, të cilët sipas raportit donin ta kthenin prapa.
“Ankuesi mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ishte duke udhëtuar me autobus, në kufirin Hungari-Serbi, ngasësi i autobusit i dyshuari mashkull K/shqiptar, ia ka marrë 200 € me qëllim që ta shpëtojë nga autoritetet serbe, të cilët donin ta kthenin prapa. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Epoka e re/