I kërkon 25 cent për të blerë bukë, gruaja e pastrehë qëllohet për vdekje në rrugë (Video)
Një grua e pastrehë në Rio De Janeiro është qëlluar për vdekje vetëm disa sekonda pasi pyeti një burrë nëse mund t’i jepte 25 cent për të blerë bukë.
Kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur Zilda Henrique dos Santos Leandro po ecte në rrugë dhe u përpoq të merrte vëmendjen e Aderbal Ramos de Castro mëngjesin e së shtunës.
Ai vazhdoi të ecte duke e injoruar atë, derisa Dos Santos Leandro u kap me të dhe shkëmbyen disa fjalë.
Pamjet më pas tregojnë gruan që largohet nga ai, përpara se De Castro ta qëllonte me pistoletë.
https://youtu.be/1_9s6WFJrXI
De Castro largohet nga skena ndërsa një dëshmitar afrohet tek viktima për ti dhënë ndihmë,
Dos Santos Leandro u dërgua në spital, ku u shpall e vdekur.
De Castro u arrestua nga policia dhe avokatja e tij pretendoi se ai po shkonte për të hapur restorantin e tij dhe mendoi se gruaja do ta vidhte.
Avokatja, Daniela Lopes shtoi se ai është grabitur edhe herë të tjera në atë zonë ndaj reagoi duke e qëlluar./oranews