I kërkova Zotit ta ndalojë epideminë

18 mars 2020 | 08:23

“Unë i kërkova Zotit që të ndalojë epideminë”. Kështu ka deklaruara Papa Francesku në një intervistë për gazetën italiane “Repubblica”.

“Zot, ndaloje atë me dorën tënde. Kjo është ajo për të cilën unë u luta”, ka deklaruar Papa, duke folur për Covid 19.

Kreu i Vatikanit këshilloi që njerëzit në këto ditë të vështirë të qëndrimit në shtëpi t’i kushtojnë më shumë vëmendje familjes.

“Ne duhet të kuptojmë se në gjëra të vogla qëndron thesari ynë. Këto gjeste butësie, afeksioni, dhembshurie janë minimale dhe priren të humbasin në rutinën e jetës së përditshme, por ato janë vendimtare, të rëndësishme. Për shembull, një vakt i nxehtë, një përkëdhelje, një përqafim, një telefonatë … Ato janë gjeste të njohura për vëmendjen e detajeve të jetës së përditshme që e bëjnë jetën domethënëse dhe që krijojnë bashkësi dhe komunikim mes nesh”. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekzekutivit të Kosovës i është sugjeruar që ta vejë qeverisjen…