I kollitet në fytyrë, i moshuari rrah të riun në ashensor (Video)

25 dhjetor 2020 | 22:43

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në SHBA. Video e cila ka bërë xhiron e rrjetin tregon përplasjen mes një të riu dhe një të moshuari.

Incidenti ka ndodhur në ashensor ku i riu filloi të kollitej përpara të moshuarit.

Situata e pandemisë ka vendosur edhe rregulla të reja që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e gjithsecilit, pasi është bërë e detyrueshme që të mbahet maskë në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Gjendja mes personave është përkeqësuar, pasi i riu ka provokuar me sjelljen duke vazhduar t’i kollitej të moshuarit në fytyrë.

Por në ashensor ishin tre persona dhe të riut që kollitej i është kërkuar të respektonte protokollin e sigurisë, gjë të cilën ai nuk e ka bërë.

Madje në një moment siç shihet edhe në video ka hequr maskën dhe i kollitet drejt në fytyrë.

Por sapo është hapur dera e ashensorit i moshuari duket se nuk ka mundur të përmbajë veten dhe e ka rrahur djalin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Duke pritur babagjyshin”. Ky është titulli kryesor i gazetës “Equipe”.…