I kritikoi deputetët, polici suspendohet nga puna

05 shkurt 2022 | 12:17

Është suspenduar nga puna zyrtari policor, Amir Hoxha që kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe për mospagesën e shujtave për policët në kryerjen e detyrës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet polici përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku u shpreh se do t’i qëndrojë prapa fjalës së tij.

“Sapo mora njoftimin për suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim që e kam bërë me datën 04.02.2022 në lidhje me pakënaqësinë time për mospagesën e shujtave për policët në kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë”.

“Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam  kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore,  e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ‘fjala e lirë apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj’ nuk paraqet vepër  penale. Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje  dhe me përgjegjësi  të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore”, thuhet në njoftimin e tij.

Tutje, ai ëshët shprehur se ka besuar që jeton në një vend demoktatik.

“Deri sot te paktën kam besuar se jetoj në një vend demokratik, dhe se fjala e lirë  mbrohet  dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veçanti dhe shoqërisë ne përgjithësi. Mirëpo në këtë pikë paskam gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan  interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta që vet i përdor për ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Tutje, Hoxha ka bërë me dije se kërkesat e tij të ligjshme do t’i adresojë në të gjitha institucionet ligore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shtetet e Bashkuara numri i viktimave nga pandemia Covid-19…