I lanë të lirë në mal, arinjtë u sulen atyre që i shpëtuan

13 shkurt 2021 | 18:57

Një grup arinjsh, të cilët sapo ishin lënë të lirë në një mal në Irak, sulmuan menjëherë personat që i kishin shpëtuar.

Sapo u hapën kafazët, 6 arinjtë iu sulën njerëzve dhe gazetarëve që kishin ardhur për të dokumentuar momentin e shpëtimit të kafshëve.

Nuk dihet nëse pati të plagosur nga kaosi që shpërtheu pas lirimit të arinjve.

Edhe në vitin 2018 ka ndodhur një incident i ngjashëm me disa arinj të shpëtuar. Sapo u liruan nga kafazi, ata sulmuan njerëzit që po shikonin, duke plagosur dy gazetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nënë e tre fëmijëve e ashtuquajtur 'supergruaja' e cila…