“I le gratë pa burra, kanë marrë guxim nga ty…” Rudina Dembacaj i përgjigjet shkurt fanses: Ka prapë…
Ajo njihet si një nga ato personazhet publike pa komplekse dhe që gjithmonë shpreh atë që mendon pa filtra
Ajo njihet si një nga ato personazhet publike pa komplekse dhe që gjithmonë shpreh atë që mendon pa filtra. Është fjala për aktoren e njohur, Rudina Dembacaj, e cila nuk ngurron që të ndajë me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Madje Rudina herë pas here bën edhe bashkëbisedime virtuale me ndjekësit. Së fundmi, ajo iu ka dhënë mundësinë atyre që t’i bëjnë pyetje të ndryshme, e sigurisht që ata janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje për jetën personale.
Po jo vetëm kaq, pasi ndjekësit i kërkojnë edhe këshilla apo i bëjnë komplimente të ndryshme. Ndërkohë një ndjekës i tha se ‘i ka lënë gratë pa burra’.
“Oj Rudina i le gratë pa burra, kanë marrë guxim nga ty dhe vetëm po ndahen. Je yll”, i ka shkruar dikush.
Ndërkohë aktorja e njohur i është përgjigjur shumë shkurt:
“Nuk mbarojnë burrat, ka prapë”.
Kujtojmë se Rudina Dembacaj është e martuar me Mark Frrokun, me të cilin herë pas here poston foto apo video në rrjetet sociale.