I lindur në Gjermani e rritur në Kosovë, historia e suksesit të Edon Zhegrovës
Edon Zhegrova është duke kaluar një sezon fantastik në fanellën e Lille. Ai ka hyrë në mendjen dhe zemrat e tifozëve të këtij klubi dhe atyre francezë në përgjithësi.
Faqja zyrtare e Ligue 1 i ka kushtuar një shkrim për “Messin e Kosovës”, duke treguar historinë dhe rrugëtimin e tij. Së fundmi, Zhegrova ka realizuar dy gola duke ia mundësuar fitoren ekipit të tij. 25-vjeçari ka mare edhe çmimin “Lojtari i ndeshjes”.
Futbollisti deri më tani i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 5 asistime deri tash në 26 takime.
Edon Zhegrova ka lindur në Gjermani, ku prindërit e tij kishin shkuar për t’iu shmangur luftës në Kosovë në vitin 1998.
Më pas, ai me familje ishin kthyer në Kosovë kur Edoni ishte dy vjeç, ndërsa në vendin e prindërve kishte nisur të merrej me futboll.
“Ishin rrugët e Prishtinës Edoni kishte nisur të shfaqte talentin e tij të pashtershëm, ndërsa shpejt iu bashkua klubit lokal, ku do t’i shënonte rregullisht nga 5-6 gola për ndeshje. Njerëzit filluan ta vinin re menjëherë. Talentin e tij e zbuloi edhe gjiganti italian, AC Milan”, shkruan “Ligue1.com”.
Zhegrova ka folur për rrugëtimin e tij me nostalgji. Ai para disa ditësh ka festuar 25-vjetorin e lindjes.