‘I lumi unë çka paska rritur nana’, futbollistët e Shqipërisë hedhin valle (Video)

19 mars 2024 | 14:05

Atmosferë e mirë po mbretëron në kampion e kombëtares së Shqipërisë, para dy ndeshjeve miqësore që do të luhen këtë muaj.

Kjo reflekton edhe me veprimin e fundit që kanë bërë futbollistët, Ylber Ramadani, Tulant Seferi dhe Nedim Bajrami, të cilët kanë hedhur valle me këngën virale të Irkenc Hykës.

“Kuqezinjtë” kanë nisur përgatitjet për miqësoret e marsit.

Më 22 mars, në stadiumin “Ennio Tardini”, në Parma të Italisë do të luajë kundër Kilit.

Ndeshja pritet të nis në ora 20:45. Ndërkaq, loja e dytë është kundër Suedisë, më 25 mars.

Përballja zhvillohet në “Friends Arena” në Stockholm dhe pritet të nisë nga ora 19:00.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatori Robert Berisha ka zbuluar ekskluzivisht pse do të jetë…