I mbijetuari i gjenocidit serb në BeH përkujton nënën që mbeti e vetme me 3 fëmijë
Ahmed Hrustanovic është dëshmitar i gjenocidit serb në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ai është njëri ndër të mbijetuarit nga familja e tij, burrat e të cilës u vranë e u masakruan nga forcat serbe gjatë luftës atje.
Tash mësues dhe imam në Srebrenicë, Ahmed me një foto ka kujtuar tmerrin që ka përjetuar ai si I mbijetuar dhe nëna e tij që mbeti vec me tre fëmijë, njëri prej tyre edhe Ahmedi.
Të gjithë anëtarët e rritur meshkuj të familjes Hrustanovic u vranë në Srebrenicë në korrik 1995.
“Çdo anëtar mashkull i familjes së saj u vra në gjenocid. Babai, vëllezërit, burri. E mbetur vetëm me tre fëmijë që në moshën 27-vjeçare. Rriti fëmijë, i edukoi, ndërtoi një shtëpi. Ajo ishte baba dhe nënë. E fortë si një shkëmb. Një forcë që më rriti”, ka shkruar i mbijetuari i masakrës së Srebrenicës, tashmë mësues dhe imam Ahmed Hrustanovic në fotografinë ku shihet nëna e tij pranë varrezave të shumta ku ndodhen trupat e shumë boshnjakëve të vrarë nga serbët në kohën e luftës në BeH.