I mbijetuari i masakrës së Dubravës i jep fund jetës në bunar
04 tetor 2023
| 08:44
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në familjen Sylkaj në fshatin Abri e Epërme të Drenasit, ku është gjetur i vdekur 50-vjeçari në një bunar, i cili ishte zhdukur që disa ditë.
Gazeta merr vesh se bëhet fjalë për ish-të burgosurin e burgjeve të Dubravës e Nishit në vitin 1999, Ismet Sylkaj.
Sylkaj, i cili kishte marrë trauma psikike nga torturat që paramilitarët serbë ushtruan ndaj tij, humbi jetën në rrethana të dyshimta dhe u gjet në ditën e tretë prej kur ishte larguar nga shtëpia.
Sylkaj ka lënë pas bashkëshorten dhe katër fëmijët.
Ai është varrosur të martën në lagjen Sylkaj në fshatin Abri.
Ismet Sylkaj