I mituri nga Lipjani e denoncon për dhunë dajën në polici
14 gusht 2024
| 08:53
Një i mitur nga fshati Gllanicë e Lipjanit ka njoftuar policinë se është rrahur nga daja i tij.
Rastin në polici ai e ka lajmëruar së bashku me babanë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Fsh. Gllanicë, Lipjan 10.08.2024-23:00. Viktima mashkull kosovar, i moshës së mitur, në prezencë të babait të tij ka njoftuar se para tri dite është rrahur nga daja i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.