I mori peng dhe i trajtoi çnjerëzisht dy 60-vjeçarë gjatë luftës, aktakuzë ndaj një personi në Pejë

09 nëntor 2021 | 15:19

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.B. nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në njoftimin e Prokurorisë është bërë me dije se S.B. akuzohet se gjatë luftës, gjatë viteve 1998-1999, kishte marrë peng dy viktima të moshës 60-vjeçare dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor.

Rasti kishte ndodhur në fshatin Bellopojë të Komunës së Pejës.

“I pandehuri S.B. akuzohet se gjatë kohës së luftës, gjatë viteve 1998 – 1999,  kishte marr peng dy viktima të rastit (bashkëshortë) T.K. dhe R.K., qytetarë të moshës 60-vjeçare, si dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik, ndërkaq ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bellopojë Komuna e Pejës”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Frederik Veseli doli në konferencë…