I moshuari kërkon të mos braktiset Kosova: Më mirë i ruaj delet e mija, se ato të gjermanit

11 tetor 2022 | 23:16

Saim Kasumi nga fshati Skoqne, në Komunën e Vushtrrisë u ka bërë thirrje të rinjve që të mos largohen nga Kosova. Ai madje tha se edhe për ata që janë larguar më herët për në vendet tjera tani i kanë mundësitë që të kthehen.

Ai tha se vazhdimisht po i dëgjon të rinjtë duke folur për mundësitë që të largohen nga Kosova.

“Ju po e shihni, Kosova u braktis. Nuk iu intereson të rinjve, kur dal në Vushtrri nuk dëgjoj se bëjnë tjetër diskutim veç qysh me ik. Po me ik, ik, por qysh kthehesh? S’do ku po shkojnë të rinjtë tonë. Unë vet kam jetuar në Gjermani dhe tash më mirë i këqyri delet e mia sesa me shkua me ia këqyr delet gjermanit, a italianit apo francezit”, u shpreh Kasumi.

Ai me tej iu bëri apel të rinjve që të kthehen në Kosovë pasi tha se “mundësitë janë për t’iu kthyer këtij vendi”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në…