I moshuari në Suharekë, Kurtit: Mos na zhgënjeni

03 tetor 2021 | 19:43

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka qëndruar në komunën Suharekës.

Aty Kurti mori një porosi nga një i moshuar. Mes emocioneve zotëria iu lut të parit të qeverisë që të punojë dhe mos ta zhgënjejë qytetarin sepse të gjitha shpresat i kanë tek ai.

“Drejtësi nuk ka pasur as niveli komunal dhe as niveli qendror nuk ka pasur drejtësi. Ju lutem ta sillni drejtësinë në këtë vend. 450 mijë votues ua kanë dhënë votën për ta sjell drejtësinë në këtë vend. Për ta ndarë të mirin dhe të keqin. Për ta ndarë punëtorin nga papunëtori”.

“Ju lutem mos na zhgënjeni. Ardhja juaj na ka nderuar shumë. Më kujtohet në fushatë ju keni thënë jam pranë qytetarit, jam pranë fshatarit dhe pranë të varfërit. Edhe sot e dëshmove. Që 20 vjet unë se di që ka ardhur ndonjë kryeministër për të na vizituar”

“Tatimet po shkojnë te individët dhe grupacionet. Kontributi im dua të shkojë në shëndetësi, arsim, polici, ushtri.. Shpresat tona janë tek ju, premtimet i ke dhënë, ia ke nis mirë. Kryeministër, ju lutem, shpresat i kemi te ju, mos na zhgënjeni, puno, ndiqeni krimin, lufto korrupsionin”.

Bashkangjitur gjeni videon e publikuar nga Suhareka Online:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…