I mundshëm largimi i Lewandowskit nga Bayerni

02 mars 2022 | 11:21

Sulmuesi i Bayern Munchenit, Robert Lewandowski, ka thënë se rinovimi me skuadrën gjigante të Gjermanisë është çështje dytësore. Ai ka bërë me dije se momentalisht është i fokusuar vetëm në lojën e tij, por që ka lënë të nënkuptohet se është i hapur për të gjitha mundësitë.

“Jam i hapur për gjithçka. Unë jam i qetë. Është e rëndësishme për mua të jem në gjendje të fokusohem në lojën time. Gjithçka që lidhet me kontratën është çështje dytësore”, ishin fjalët e sulmuesit polak, i cili ka kontratë deri në vitin 2023. Bayerni është i interesuar ta mbajë në skuadër sulmuesin polak, kurse interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Ligën Unike, e…