I ndërrohet emri QKMF-së në Prishtinë
13 qershor 2024
| 13:37
I është ndërruar emri i Qendrës Kryesore Familjare (QKMF) në Prishtinë me votën e Kuvendit Komunal që t’i vendoset emri dr. Gani Demolli.
Këtë ndryshim e ka konfirmuar Jeta Rafuna, shefe e grupit të asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës në një postim në faqen e saj zyrtare.
“Mirëpritëm propozimin e drejtorit të Shëndetësisë, z. Izet Sadiku dhe jemi të lumtur që Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë votuam si Kuvend Komunal ti vihet emri i humanistit dhe themeluesit të shërbimit shëndetësor ‘Nënë Tereza’, dr Gani Demolli, ku gjatë viteve të rënda të pushtimit serb ju kishte dal ndihmë qytetarëve që ti mundin sëmundjet”, ka shkruar Rafuna në “Facebook”.