I nderuar z. Lajçak, telefonata me ju është e panevojshme

19 prill 2020 | 10:52

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka dërguar sot një letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, në të cilën ka shprehur qëndrimin e AAK-së lidhur me dialogun Kosovë – Serbisë. Haradinaj ka thënë se e konsideron të panevojshme të zhvillojë bisedë telefonike me Lajçakun në rrethanat politike të paqarta.

Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së mbetet i pandryshuar në atë se si ishte bërë dialogu nga paraardhësja e Lajçakut, Frederica Mogherini.

“Qëndrimi i AAK-së mbetet i pandryshuar, në atë se dialogu si ishte bërë nga ish-paraardhësja e Lajçakut, Frederica Mogherini, kishte devijuar nga temat e rëndësisë substanciale dhe kishte rrezikuar të arriturat e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në letrën dërguar Lajçakut.

Po ashtu, ai ka thënë se veprimet e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borell, i sheh si përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Veprimin e përfaqësuesit të lartë Joseph Borell e shoh si përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe për ta rikthyer dialogun në një proces të pafund”, thuhet në letrën dërguar përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi edhe zyrtarisht ka filluar punën për të cilën është emëruar në fillim të këtij muaji. Sllovaku ka njoftuar në “Twitter” se ka biseduar sot në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Letra e plotë e Ramush Haradinajt dërguar Lajçakut:

I nderuar z. Lajçak,

Dëshiroj të ju falënderoj për letrën tuaj të datës 9 prill 2020, si dhe për propozimin për një bisedë telefonike me kërkesë të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh rrethanat e paqarta politike, besoj se një thirrje telefonike do të ishte e panevojshme.

Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me dialogun mbetet i pandryshuar: dialogu i ndërmjetësuar nga BE nën ish-Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini ka devijuar nga temat e rëndësisë substanciale, ka rrezikuar të arriturat e Kosovës, dhe ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e BE-së për ta ndërmjetësuar dialogun në të ardhmen. Për më tepër, e shoh qasjen e tanishme nga Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borell dhe nga ju si një përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen përfundimtare dhe për ta rikthyer dialogun në një proces të pafund.

Megjithatë, Kosova e ka mirëpritur rolin e Kancelares Angela Merkel dhe të Presidentit Emmanuel Macron për t’u angazhuar personalisht në marrëveshjen gjithëpërfshirësë ligjërisht obligative.

Kam qenë vazhdimisht i zëshëm dhe i qartë në të kërkuarit e rolit aktiv të ShBA-së në dialog. Tani – situata me energjisë e re nga ShBA për Kosovën, ka rritur shpresat që dialogu Kosovë-Serbi, mbi një dekadësh, do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Megjithatë, ndërmjetësimin nga BE nën udhëheqje të ShBA-së e shohim si pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 doli në fund të vitit 2019, por tashmë ka…