I ngarkuari me punë i ShBA-së në Tiranë takohet me presidentin Begaj
29 gusht 2023
| 12:05
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur të martën në zyrë të ngarkuarin me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Tiranë, David Wisner.
Gjatë takimit, Begaj ka rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Begaj ka theksuar gjithashtu rolin kyç të ShBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
“Në këtë kuadër, presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e ShBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë”, ka njoftuar presidenca.