I nxehti afrikan është kthyer në Kosovë
27 korrik 2021
| 12:07
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë.
Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. “Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.