I nxehti afrikan në Kosovë, IKShPK-ja jep këshilla
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë sërish thirrje për kujdes ndaj temperaturave të lartë që prej ditësh mbizotërojnë në vendin tonë.
IKShPK-ja ka këshilluar qytetarët në rast se nuk ndjehen mirë, të kërkojnë menjëherë ndihmë ose të shkojnë në një ambient të freskët.
Gjithashtu, ky institut ka këshilluar qytetarët të konsumojnë sa më shumë ujë gjatë këtyre ditëve të nxehta.
Kujtojmë se temperaturat arritën kulmin ditën e djeshme në Kuçovë, ku termometri shënoi 41.6 gradë celsius.
“Nëse nuk ndiheni mirë gjatë një vale të nxehti kërkoni ndihmë, po ashtu kërkoni ndihmë edhe nëse ndiheni të dobët, anksiozë ose keni shumë etje apo dhimbje kokë. Shkoni menjëherë në një ambient të freskët. Pini ujë për t’u hidratuar. Mbani ilaçet nën temperaturën 25 gradë celsius ose në frigorifer”, ka njoftuar IKShPK-ja.