I përmirësohet gjendja Salman Rushdies, i hiqet oksigjeni

14 gusht 2022 | 15:41

Salman Rushdie është hequr nga oksigjeni dhe është në gjendje të flas, pasi ka pësuar lëndime të rënda nga një sulm me thikë.

Agjenti i tij, Andrew Wylie, e ka konfirmuar informacionin më 13 gusht për mediat amerikane, por nuk dha detaje tjera. Rushdie, një shkrimtar me origjinë indiane, i cili para disa vitesh ishte urdhëruar të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij është sulmuar më 12 gusht derisa ishte në skenë, gjatë një seminari në Nju Jork.

Sulmuesi, Hadi Matar, 24-vjeçar nga Nju Xhersi është deklaruar i pafajshëm. Ndaj tij është ngritur akuzë për tentimvrasje dhe tentimsulm.

Pas sulmit me thikë, Rushdie është shtruar në spital dhe ishte në oksigjen (ventilator), pasi i janë dëmtuar nervat dhe mëlçia.

Agjenti i Rushdies tha një më herët se shkrimtari i është nënshtruar një operacioni dhe se ai ka gjasa ta humbë njërin sy.

Rushdie, i cili ka lindur në një familje myslimane indiane, është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij të katërt, “Vargjet Satanike”, për të cilin disa myslimanë kanë thënë se përmbante pasazhe blasfemuese. Romani është ndaluar në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që…