“I pikëlluar Albin Kurti”, PSD-ja para qeverisë vendos fotografinë e Ivanoviqit me kurora lulesh

18 janar 2023 | 11:33

Partia Socialdemokrate (PSD) e cila drejtohet nga Dardan Molliqaj ka mbajtur sot aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Para objektit të qeverisë ata kanë vendosur fotografinë e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq dhe një kurorë lulesh ku shkruan “I pikëlluar Albin Kurti”.

Përmes një video, kryeministri Kurti ka përkujtuar Oliver Ivanoviqin në 5-vjetorin e vdekjes, duke theksuar se ai ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.

Madje Kurti tha do të dëshironte se kujtimi i Oliver Ivanoviqit të mbetet i gjallë, “kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) zhvillohet ndeshja ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle…